Lajme
VIDEO| Jasharaj: Asnjë prej fëmijëve të mi s’është i punësuar
Demokracia
21:40 | 23 Prill 2022

Share:

Rrahman Jasharaj ka qenë në krye të Sindikatës së Arsimit të Kosovës tash e shumë vite.

Gjatë gjithë mandatit të tij në detyrë, ai ka luftuar për mirëqenien e stafit të mësimdhënësve duke kërkuar paga më të larta për ta. Sa herë që Qeveria ua ka mohuar kërkesat, grevat kanë qenë të shpeshta, derisa Jasharaj vetë konstatoi se shumë njerëz e quajnë “baba i grevave”.

“Shumë njerëz më quajnë edhe baba i grevave”, ka thënë ai në “Oxygen show”.

Jasharaj, nga ana tjetër, pretendon se është në vështirësi financiare. Ai ka thënë se nuk i ka punët mirë me partitë dhe tregon se asnjë prej fëmijëve nuk e ka të punësuar.

Përveç kësaj, Jasharaj në këtë intervistë thotë se ka para vetëm për një varr. Ai thotë se një gjë e tillë mund edhe të vërtetohet nga shteti.

Të ngjashme