Lajme
VIDEO | Ja si ambasadori francez e qortonte zëvendësin e Xhelal Sveçlës, që dikur e kishte përkthyes
Demokracia
10:36 | 13 Tetor 2022

Share:

Ishte viti 2012 kur zëvendësi i Xhelal Sveçlës, Bardhyl Dobra, kishte tentuar t’i provojë aftësitë e tij përkthyese nga gjuha frënge në shqipe.

Në dhjetor të vitit 2012, ambasadori i atëhershëm i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, ishte nervozuar keq me përkthyesin e tij, që tani është zëvendës i Xhelal Sveçlës.

Bardhyl Dobra ishte në cilësinë e përkthyesit, por siç mund ta vëreni edhe në videon e mëposhtme, ai mezi i lidh fjalët për ta përkthyer deklaratën e ambasadorit francez, veprim ky që e kishte nervozuar tej mase ambasadorin Jean François Fitou, i cili edhe e kishte larguar Bardhyl Dobrën nga aty, duke e tërhequr për xhakete sikur të ishte një fëmijë.

Por, Bardhyl Dobra, i cili atëherë mezi i lidhte fjalët frëngjisht, sot ka një pozitë të rëndësishme në Qeverinë e Albin Kurtit, shkruan Demokracia.com.

Ai ushtron postin e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe në biografinë e tij të publikuar në ueb-faqen e MPB-së, Dobra prezantohet si shumë i përgatitur.

Më poshtë ju sjellim videon e momentit kur ambasadori Jean François Fitou e kishte larguar Bardhyl Dobrën, në shenjë pakënaqësie me përkthimin e tij:

Të ngjashme