Lajme
VIDEO| Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama tallet me PD-në: Xhudo në parlament
Demokracia
14:22 | 21 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në kuvend, komentoi edhe incidentin mes kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjithashtu, Rama tha se zgjedhjet me konsensus të presidentit ishin meritë e Partisë Socialiste.

“Mori një rrjedhë pak sa xhudiste parlamenti, por unë dua të rikthehem aty ku e nisa dhe me gjithë këto zëra, ca nga bota tjetër, ca mbi kufomat e botës tjetër, u dëgjua një zë nga kjo botë dhe një zë që bëri sens në diskutim. Kështu që po i referohem, zotit Mediu, sepse është me rëndësi që të vihen ca pika mbi “i” mbi procesin që duam, ndërsa me shpirtrat e vdekur, të lirë, nuk është fare fusha ime”, tha Rama./abcnews.al

Të ngjashme