Lajme
VIDEO: I ndau nga 100€ për fëmijë e pensionistë, por Albin Kurti ishte vetë kundër kësaj ideje
Demokracia
20:05 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës sot ka votuar për subvencionimin e fëmijëve me nga 100 euro për këtë vit dhe po ashtu ndarjen e një shtese njëherëshe prej 100 eurosh për pensionistët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët që janë përfitues të skemave, aktualisht do të përfitojnë nga 100 euro “gjatë ditëve në vijim”, shkruan Demokracia.com.

“Prindërit nuk kanë nevojë për aplikim, pasi mjetet do të kalojnë në xhirollogarinë e tyre”, ka thënë Murati.

Ministri ka thënë se pensionistët, shtesën prej 100 euro do ta marrin gjatë javës në vijim, pasi pensioni i rregullt del të premten dhe siç thotë ai, e kanë pasur të pamundur që shtesën ta bashkëngjesin me pensionin e rregullt.

Por, kur një ide e tillë ishte prezantuar në vitin 2020 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ishte kundërshtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti thoshte se nuk beson që një masë e tillë do të ndihmonte, shkruan Demokracia.com.

“Nuk jemi të gjithë njësoj që të ndihmohemi të gjithë njësoj. Dikush ka nevojë për ndihmë më shumë dhe dikush më pak, prandaj shteti ynë duhet të tregojë ndjeshmëri për këtë. Nuk besoj që një masë e tillë do të ndihmonte në këtë kohë”, kishte thënë Kurti për idenë e ndarjes së 100 eurove.

 

Në vitin 2020, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi, kishte kërkuar të ndaheshin nga 100 euro për secilin qytetar të Kosovës për muajin prill të vitit 2020.

“Të gjendet mundësia që të implementohet propozimimi i AAK-së i muajit prill që të ndahen nga 100 euro për secilin qytetar rezident të Kosovës ndihmë direkte nga buxheti i vendit. Shpërndarja të bëhet përmes komunave, duke u bazuar në evidencat e ekstrakteve familjare dhe atë që në fillim të vitit 2021”, tha ai.

“Konsiderojmë se kjo do të jetë një ndihmë direkte gjithëpërfshirëse për secilën familje në Kosovë bazuar në numrin e anëtareve të familjes”, kishte shtuar ish-deputeti i AAK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024