Lajme
VIDEO I Ish-kryetari i Vetëvendosjes: Për gjithçka, Albin Kurti ka rrejt vazhdimisht
Demokracia
10:16 | 26 Tetor 2023

Share:

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka vlerësuar se Albin Kurti është politikani që e ka gënjyer popullin vazhdimisht, për çdo gjë. 

Ymeri, një prej ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Kurtit, tha se shoqëria kosovare ka pasur vija të kuqe për sjelljet e politikanëve, por Kurti i ka shkelur me të dy këmbët ato, përcjell Demokracia.com.

“Ne kemi pasur përpara ose pretendojshim si shoqëri ca vija të kuqe për sjelljet e politikanëve. Tash ato vija të kuqe janë zhdukur krejt. Tashmë dmth gjithçka është e pranueshme dhe sa herë të vijmë te një politikan që na pëlqen neve, në këtë rast te z.Kurti, që e shkelë vijën e kuqe me të dyja këmbët, ne e kemi një kërkesë nga Ylli që mos këqyrni këndej, po andej. Qatje kemi me këqyr në momentin që do të publikohet ky statut, por njëherë kemi me këqyr qitu ku është e rëndësishme, te një njeri që na ka rrejt vazhdimisht, për gjithçka”, tha Ymeri në RTV Dukagjini, ku po diskutohej për takimin e sotëm në Bruksel.

Ymeri ka thënë s’e gënjeshtra publike nuk mund të kalojë kaq lehtë.

“Nuk mund të kalojë gënjeshtra publike kaq me lehtësi, hajt se në rregull është, veç ta këqyrim a po bëhet më keq. Prej që ka ardhur ky njeri në pushtet jemi tu këqyr veç mos me ba më keq. A po e dini çfarë prapakthimi i ambicieve politike është kjo?”, tha Ymeri. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme