Lajme
VIDEO| Hyri për të grabitur në restorant, vritet nga një klient
Demokracia
22:45 | 07 Janar 2023

Share:

Një grabitës në Huston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vra nga një klient brenda restorantit të premten në mbrëmje, sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë së Houstonit, raporton “ABC”.

Sipas Policisë, një person i armatosur hyri me maskë brenda restorantit, duke kërkuar para nga klientët. Teksa ai po largohej, njëri prej klientëve qëlloi grabitësin.

Ngjarja është kapur nga kamerat e restorantit.

Policia po e kërkon klientin që la të vdekur grabitësin. Ai po kërkohet për t’u marrë në pyetje.

I dyshuari që shtiu mbi grabitësin pasi kreu vrasjen, ua ktheu paratë të gjithë klientëve.

Të ngjashme