Lajme
VIDEO| Gucati përshëndet nga larg njerëzit teksa del nga Spitali i Mitrovicës
Demokracia
15:38 | 12 Maj 2022

Share:

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është duke qëndruar në Kosovë.

Gucati ka ardhur nga Haga që të vizitojë babanë e tij i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.

Gucati ka përshëndetur nga larg njerëzit teksa doli nga Spitali i Mitrovicës, sipas pamjeve të siguruara nga Veri.info

Kujtojmë se Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Të ngjashme