Kuriozitete
VIDEO| Grabitësi nxjerr armën dhe i merr orën turistit zviceran, kthehet pas 5 minutash: Qenka false
Demokracia
19:31 | 20 Korrik 2022

Share:

Një ngjarje si skenë filmi është zhvilluar në Piazza Trieste e Trento, në qendër të Napolit.

Teksa dy turistë nga Zvicra pinin kafe në një tavolinë, një  i ri, i veshur tërësisht me të zeza, fillimisht bën një xhiro në pjesën e jashtme të belvederit të lokalit dhe më pas me një pistoletë në dorë u drejtohet dy të rinjve.

Ai kërkon një orë të shtrenjtë që njëri prej të rinjve mbante në dorë dhe më pas largohet. Por sapo situata është qetësuar, grabitësi është rikthyer në vendin e krimit, por këtë herë jo për të grabitur por për t’i kthyer orën zvicerianit.

Për grabitësin ajo orë është false dhe nuk ia vlen të mbahet.

Të ngjashme