Lajme
VIDEO| Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama jehonë protestave: Liria ka emër
Demokracia
12:13 | 03 Prill 2023

Share:

Pas nisjes së gjyqit në Hagë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video nga protestat që janë bërë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Liria ka emër. Prishtinë Dje – Hagë Sot”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Një ditë para nisjes së gjyqit Hagë, Rama i quajti të papranueshme akuzat ndaj ish krerëve të UÇK duke theksuar se ata u luftuan për liri.

“Mbetem i mahnitur nga sensi më negativ, nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtare popullore, jo i një ushtrie të organizuar, por i një rebeli ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë akuzohet, akuzohen së bashku si kriminelë. Një proces, që mua më bën të mendoj mos vallë ky do jetë fati i presidentit Zelenski pas 10 vjetësh”, tha Rama dje.

Të ngjashme