Lajme
VIDEO/FOTO: Lumir Abdixhiku e kopjon Kadri Veselin, nis ture të dëgjimit krejt si ai
Demokracia
22:31 | 13 Prill 2023

Share:

Në pranverën e vitit 2017, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte nisur një tur dëgjimi me qytetarët.

Veseli kishte vizituar shumë qytete dhe kishte zhvilluar qindra takime me dhjetëra punonjës të bizneseve. Ai në atë kohë dëgjoi hallet e qytetarëve dhe këto biseda i publikonte në formë të spoteve.


Gjashtë vjet më vonë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po e bënë të njëjtën gjë.

Abdixhiku duke e kopjuar konceptin e Veselit ka ditë që ka nisur turin e tij të dëgjimit.

Edhe Abdixhiku gjatë këtyre ditëve ka vizituar disa biznese, ka takuar qytetarë me të cilët ka folur për problemet e tyre.

Në kuadër të këtij turi Abdixhiku ka takuar një grup studentësh.

Ai, po ashtu, ka vizituar edhe një kopsht të fëmijëve.

Ai ka takuar edhe mjekët, shkruan Demokracia.com.

Mes tjerash, ai ka vizituar edhe tregun në Prishtinë.

Të ngjashme