Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka kujtuar sekretaren e parë amerikane grua, Madeleine Albright si një aleate të pakrahasueshme.
Biden i cili ishte i pari që foli në ceremoninë mortore të Albright, ka thënë se ajo ishte një “amerikane vërtetë krenare”, përcjell Demokracia.com.
Aktualisht, në këtë ceremoni është duke folur ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili është i pranishëm me bashkëshorten e tij, Hillary Clinton.
Përveç këtyre, në ceremoni po marrin pjesë edhe ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e Parë, Michelle Obama, përcjell Demokracia.com.
Deri tani, raportohet se rreth një mijë persona janë të pranishëm në varrimin e Albright, duke përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani.
Ceremonia mortore po mbahet në katedralen kombëtare të Uashingtonit./Demokracia.com/