Lajme
VIDEO| Erërat e forta, dëmtohet çatia e një objekti në sheshin “Zahir Pajaziti”
Demokracia
11:09 | 28 Mars 2023

Share:

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në Prishtinë.

Si pasojë e erës së fuqishme, çatia e një ndërtese në sheshin “Zahir Pajaziti” është dëmtuar.

Klan Kosova i ka kontaktuar zjarrfikësit për të marrë më shumë informata lidhur me këtë rast, me ç’rast ka mësuar se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

“Po, një llamarinë është dëmtuar nga erërat e forta dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes në mënyrë që ta evitojnë rrezikun për qytetarët”, ka thënë komandanti në Brigadën e Zjarrfikëse të Prishtinës, Malë Gashi.

Të ngjashme