Lajme
VIDEO| Erëra të forta krijojnë tornado në Lipjan
Demokracia
19:00 | 28 Korrik 2022

Share:

Moti i ligë me shi dhe erëra të forta ka përfshirë sot Komunën e Lipjanit.

Një fenomeni pazakontë është krijuar në fshatin Ribar të Komunës së Lipjanit, shkruan Demokracia.com.

Një lexues i Demokracia.com ka treguar pamjet që kanë krijuar stuhitë duke formuar një mini-tornado.

Tornadot janë karakteristikë e klimës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shpesh shkaktojnë dëme materiale dhe në njerëz.

Tornado më i gjatë i regjistruar ndonjëherë në marsin e vitit 1925, u shtri për rreth 355 kilometra përmes Missouri, Illinois dhe Indiana./Demokracia.com/

Të ngjashme