Lajme
VIDEO| Ende pa iu hequr vizat Kosovës, Kurti i paraprin pak marrjes së meritave
Demokracia
14:26 | 18 Qershor 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka shpresë që më 23 qershor Kosova do të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Kurti thotë se imazhi i Kosovës është përmirësuar, duke ia atribuuar kështu meritat qeverisë së tij.

“Besoj që imazhi i Kosovës në masë të konsiderueshme është rregulluar. Dhe kjo duhet të rregullohet në qëndrimet e BE-së karshi neve. Ne kemi plotësuar kriteret dhe në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se është rekomanduar për herë të dytë liberalizimi. Është theksuar problem në imazhin e Kosovës. Kemi punuar shumë dhe organizatat prestigjioze kanë dëshmuar se imazhi i Kosovës nuk është i para dy viteve. Shpresoj kjo të reflektojë. Por  nuk mund të flasë me datë se kur bëhet liberalizimi sepse nuk është çështja e jona. Ne po i bëjmë aq sa mundemi detyrat dhe shpresojmë në të mirën. Por nuk mund të flasim në emrin e tyre”, tha Kurti.

Ditëve të fundit janë ngritur zërat se në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor do të diskutohet edhe heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa një gjë të tillë e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.

Tash e katër vite prej kur Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, qytetarët ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, raporton Demokracia.com.

Ditëve të fundit, në Kosovë janë rritur shpresat se për një çështje të tillë mund të jepet “dritë e gjelbër” më 23 qershor./Demokracia.com/

Të ngjashme