Lajme
VIDEO| Edi Rama në Ukrainë, momenti kur zbret nga treni
Demokracia
10:31 | 15 Qershor 2022

Share:

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Në vijim, kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e  kryeministrit Rama, kryeministrit Abazoviq dhe Presidentit Zelensky.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Të ngjashme