ShowBiz
VIDEO| E veshur si sirenë, Katy Perry rrëzohet gjatë transmetimit live të ‘American Idol’
Demokracia
15:26 | 02 Maj 2022

Share:

Ylli pop, Katy Perry u rrëzua në episodin e së dielës të “American” Idol kur u ra nga karrigia e saj teksa ishte veshur si personazhi i Sirenës së Vogël, Ariel nga përralla e famshme e “Disney”

37- vjeçarja është anëtare e jurisë.

Katy kishte probleme të ecte me kostumin e ngurtë dhe u ndihmua nga kolegët e tjerë Lionel Richie dhe Luke Bryan dhe prezantuesi i spektaklit, Ryan Seacrest, teksa zuri vendin e saj në qendër të tryezës së jurisë.

Ata e futën Katyn duke përdorur një kukull dhe e ndihmuan këngëtaren të hipte në karrigen e saj.

Shaka të shumta filluan të qarkullonin në Twitter lidhur me këtë ngjarje, me shumë prej përdoruesve që shkruanin me shaka se asaj duhej t’i jepej një karrige me rrota./albeu.com

https://www.youtube.com/watch?v=uJcNR82aJco&feature=emb_title

Të ngjashme