Lajme
VIDEO E TURPIT| Ministri Latifi dhe deputetët “zgërdhihen” me pacientët e psikiatrisë, flasin me përbuzje për ta
Demokracia
23:14 | 08 Qershor 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, qëndron pak në Kosovë. E në një periudhë të shkurtër sa qëndron në shtetin ku shërben në krye të një dikasteri shumë të rëndësishëm, ai ka vendosur që ta vizitojë Klinikën e Psikiatrisë.

Latifi në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me krenari sot ka thënë se e ka vizituar Klinikën e Psikiatrisë, “si ministër, jo si pacient”, përcjell Demokracia.com.

“Kam qenë një ditë në psikiatri, jo si pacient, por kam qenë si ministër. Me ju thënë të drejtën, iu kisha lutë ju të gjithë deputetëve, shkoni në psikiatri, me e pa… jo, jo, jo si vrojtues, si doktora, si qytetarë, si reprezentues të popullit të Kosovës në parlament, unë jam tmerru”, ka thënë ai.

Ka mjaftuar kjo deklaratë e Latifit që të qeshë jo vetëm ai, por edhe të gjithë të pranishmit e tjerë në sallë, pa fije etike, përfshirë këtu edhe deputetët e partive të tjera.

Vlen të theksohet se disa herë në media është raportuar se viteve të fundit, numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë është rritur shumë, sidomos pas pandemisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024