Kuriozitete
Putin çudit të gjithë me këtë refleks, video që bëri xhiron e botës
Demokracia
20:04 | 16 Mars 2021

Share:

Një video e presidentit rus Vladimir Putin ka bërë xhiron e botës. Ai shihet teksa kap një laps që po binte nga tavolina. Putin është vlerësuar nga shikuesit e kësaj video për instiktin e tij.

Një video ku dallohen instiktet e presidentit rus Vladimir Putin teksa kap një laps që po rrotullohej buzë një tavoline, ka bërë xhiron e botës.

Udhëheqësi 68-vjeçar i njohur për faktin se noton në liqene të ftohta dhe ka një rrip të zi në xhudo, ka qëndruar në Kremlin për pjesën më të madhe të pandemisë.

Por kjo nuk e ndaloi atë të shfaqte shkathtësinë e tij ndërsa kapte lapsin gjatë një takimi virtual të shfaqur në TV shtetëror.

“Reagimet e tij ishin të mrekullueshme dhe ai është qartë në gjendje të shkëlqyeshme, aftësitë e tij të arteve marciale nuk e kanë lënë atë asnjëherë,” tha Vladimir Solovyov, moderator i programit që transmetohet në orarin kryesor të dielave.

Programi i cili nisi në 2018 është akuzuar më parë për ndërtimin e një kulti personaliteti rreth Putinit. Më parë në program ka komentuar mirësinë e presidentit ndaj fëmijëve, fizikun e tij dhe madje edhe shaka se arinjtë kanë frikë nga ish-agjent i KGB.

Video e Vladimir Putin bën xhiron e botës

Të ngjashme