Lajme
Video e politikanit serb të preferuar të Kurtit, Gjingjigjit, duke i dhënë zemër kriminelit të dënuar me burgim përjetë për Srebrenicën
Demokracia
13:46 | 16 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ditë më parë e ka përkujtuar me fjalë të zgjedhura kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Por Kurti në përkujtimin e tij nuk përmendi anën e errët të Gjingjiqit, shkruar Demorkacia.com.

Pas këtij përkujtimi, Kurtiiu kujtua veprimtaria e tmerrshme anti-shqiptare e Gjingjiqit.

Pos takimit më kriminelin Zeljko Razhnatoviq i njohur si Arkan, me të cilin duket i buzëqeshur derisa tok duart, ai kishte takuar dhe inkurajuar edhe kriminelin e dënuar nga drejtësia ndërkombëtare me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, Radovan Karagjigj.

Gjingjiq, po ashtu ishte mik i ngushtë i kriminelit Zelko Raznatovic i njohur si Arkani.

Për këtë kishte treguar edhe këngëtarja serbe Ceca Raznatovic në intervistën eksluzive për gazetën serbe “Kurir”.

Ceca kishte zbuluar se Zelko Raznatovic Arkan, burri i saj ia ka shpëtuar jetën në ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, në vitin 1999 duke e bartur në Mal të Zi.

Raznatovic në një bisedë për Kurir, kishte thënë se ata të dy ishin miqë qysh nga koha kur Gjingjiq ka studiuar në Gjermani.

“Kur jeta e Gjingjiqit ishte në rrezik në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO’s, Arkani i ka ndihmuar atij ta braktis vendin. Djali i rrezikshëm i asfaltit, siç e përshkruajnë Arkanin, i ndihmoi politikanit të ri që të strehohet në Mal të Zi dhe kështu ta ruaj jetën. Është e vërtet që burri im Zeljko i ka ndihmuar Zoranit që të strehohet në Mal të Zi. Zorani dhe Zeljko kanë qenë miqë qysh nga koha kur Djindjic ka studiuar në Gjermani”, ka thënë Ceca Raznatovic.

“Për marrëdhënjet e tyre të mira shumëvjeçare ndoshta më së miri tregon fakti se ditën kur është vrarë Arkani, Zorani dhe e shoqja Ruzica kanë ardhur në shtëpinë tonë për të shprehur ngushllime. Në ngushllime kanë qenë një mijë njerëz, por ky njeri, edhepse ka qenë në opozitë, ka ardhur që t’i jap përshëndetjen e fundit shokut të vet. Ishte trim, ka pasur qëndrim. Pas koncertit tim solist në Marakana, më kanë pritur 101 trëndafile nga Ruzica dhe Zorani. Djnidjic’i ishte “vagabond”, karizmatik dhe intelektual serioz, vizionar dhe burrështetas i madh. Konsideroj që ky popull meriton të dijë se pse është vrarë”.

“Edhe pas vdekjes se Zeljko’s, Zorani dhe une kemi qenë në marrëdhënie të mira. Më ka thënë me një rast: “Hajde të nisemi bashkë kundër Miloseviqit dhe ta rrëzojmë nga pushteti”. Kam rrefuzuar. Kurrë nuk jam marr me politikë dhe ajo nuk më intereson. E pastaj ndodhi fatkeqësia e madhe. Mendoj se të gjithë kemi humbur shumë me vdekjen e tij”, kishte treguar Ceca.

Kurti e kishte përkujtuar me fjalë të zgjedhura edhe Oliver Ivanoviqin para gati dy muajve. Kjo kishte shkaktuar bujë të madhe, veçanërisht pasi Ivanoviqi ishte cilësuar edhe prej vetë Kurtit opozitar si një kriminel lufte.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024