Lajme
VIDEO| “E pashë nënën duke u djegur”, rrëfimi i 15 vjeçarit që ra në minë duke u larguar nga Chernihiv
Demokracia
16:15 | 24 Mars 2022

Share:

Andriy, një 15-vjeçar nga Chernihiv (Ukrainë) duke u larguar nga qyteti i tij ra në një minë tokësore.

“Pashë një shpërthim, dëgjova një zhurmë në veshët e mi. Më kujtohet se u zgjova në rrugë. Pashë një makinë të shkatërruar dhe nënën time duke u djegur,” tha ai për CNN ndërsa po shërohej në Spitalin e Fëmijëve në Lviv, transmeton Demokracia.com.

Më pas ai tha se filloi të bërtiste dhe ndihej i paaftë për të ecur, vendasit që dëgjuan shpërthimin e çuan në një vend të sigurt, mirëpo nëna e tij u dogj.

Qyteti verior i Chernihiv ka përjetuar disa granatime intensive që kur Rusia pushtoi Ukrainën një muaj më parë.

“Është shumë e vështirë të shikosh se çfarë ndodh me qytetin tim,” shtoi ai, duke thënë se do të kthehej kur të përfundonte lufta./Demokracia.com/

Të ngjashme