Lajme
VIDEO| Dyshohet se qytetarët janë duke përdorur drogë në një parking në Prishtinë
Demokracia
14:26 | 19 Shkurt 2022

Share:

Qytetarët dyshohet se janë duke përdorur substanca narkotike në një parking në Prishtinë në afërsi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” shihen shiringa të cilat dyshohet se janë përdorur për konsumimin e drogës, shkruan Demokracia.com.

“Droga lulzon ne parking te interex…”, thuhet në përshkrimin e videon nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në raportin e Policisë së Kosovës janë raportuar tre raste për posedim të substancave narkotike vetëm në rajonin e Prishtinës.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 18.02.2022-15:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një qese e dyshuar me substancë narkotike e llojit marihuanë, një cigare e dyshuar me substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh.Sllovi, Lipjan, 18.02.2022-20:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr.Isa Kastrati, Prishtinë, 18.02.2022-19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Demokracia.com/

Të ngjashme