Lajme
VIDEO| Dodik nga vetura ua tregon gishtin e mesëm gazetarëve
Demokracia
15:19 | 22 Mars 2022

Share:

Pas marrjes në pyetje të anëtarit të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik në Prokurorinë e BeH, ai u ka treguar gishtin e mesit gazetarëve, shkruan N1 BiH, transmeton Demokracia.com.

Dodik u ka treguar gishtin e mesit gazetarëve nga makina që ndodhej.  nën sinjalizimet dhe eskorta.

Vajza e Dodikut: Kjo është pak sa meritoni ju

Vajza e Dodikut, Gorica Dodik, shkroi në Twitter për rastin.

“Është pak sa meriton ju”, ka shkruar Gorica Dodik.

Nuk dihen ende detajet e seancës, por bëhet e ditur se bëhet fjalë për rastin “Pavloviq Banka”, gjegjësisht blerjen e një vile në Dedinje.

Prokuroria e BeH-së i tha më herët H1 se çështja “Pavloviq Banka” është në fazën e një hetimi të hapur, transmeton Demokracia.com.

“Hetimi për rastin është urdhëruar në shkurt të vitit 2016. Gjatë hetimeve ndër të tjera është kërkuar edhe ndihmë juridike ndërkombëtare nga Prokuroria për Krim të Organizuar të Republikës së Serbisë. Prokuroria e BeH ende nuk ka marrë prova nga Prokuroria për Krim të Organizuar të Republikës së Serbisë dhe janë në fazën e grumbullimit. Vendimi i prokurorit për rastin do të merret kur të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme”, thanë ata.

Kujtojmë se pronari i “Pavloviq Bankës”, Slobodan Pavloviq, humbi jetën në një aksident automobilistik në Amerikë më 17 dhjetor të vitit të kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme