Lajme
VIDEO: Djali i Thaçit mbështet Erion Veliajn: Natyrisht për Erionin, s’kam dyshim për kënd të votoj të dielën në Tiranë
Demokracia
11:25 | 07 Maj 2023

Share:

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, i cili ka edhe shtetësi shqiptare, ka dalur hapur në përkrahje të Erion Veliajt në zgjedhjet e së dielës për kryebashkiak.

Në videon e postuar nga vetë Veliaj, djali i ish-presidentit Thaçi, thotë se si shumë qytetarë të tjerë me dyshtetësi, edhe ai do të votojë të dielën dhe nuk ka dyshim se për kënd.

“Erioni është mik i mirë i babit dhe gjithë Kosovës. Tirana është sot qytet më dinamik, më i bukur, më i hapur, për shkak të Erionit. Qindra mijëra turistë e kanë zbuluar Tiranën si një qendër të re kulturore dhe sportive europiane”, thotë në këtë video djali i Thaçit.

Ai në fund thotë se mezi po pret të shoh se çfarë do të bëj Erion Veliaj në mandatin e ardhshëm.

“Vetëm përpara, Erion”, përfundon Endrit Thaçi.

Ndërsa, Veliaj që e ka postuar këtë video, shprehet mirënjohës për fjalët e tij inkurajuese.

“Të jam mirënjohës për fjalët inkurajuese, Endrit Thaçi. E vlerësoj shumë mbështetjen tënde!”, ka shkruar Veliaj.

Të ngjashme