Lajme
VIDEO| Digjet një veturë para Stacionit të Autobusëve në Rahovec
Demokracia
19:40 | 09 Qershor 2022

Share:

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në Rahovec.

Sipas fotografive dhe videove që ka publikuar një qytetar në Facebook, një veturë e tipit “pick-up”, është djegur tërësisht.

Sipas qytetarit që ka publikuar videot dhe fotografitë, Kasum Veliu, në momentin e zjarrit brenda veturës nuk ka qenë asnjë njeri dhe nuk ka dëme në njerëz.

“Para 30 minutave një makinë u kaplua nga zjarri afër Stacionit të Autobusavë në Rahovec. Për fat të mirë nuk kishte njeri në makinën e kapluar nga zjarri”, ka shkruar ai. 

Të ngjashme