Lajme
VIDEO| Digjet një veturë në Prishtinë
Demokracia
13:36 | 12 Mars 2022

Share:

Një veturë është përfshirë nha zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen Dardania në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo më tej tha se me rastin po merret njësiti nga stacioni Jugu në Prishtinë.

 

Të ngjashme