Lajme
VIDEO| Deputetët hetues të energjetikës marrin nga 800 € në muaj
Demokracia
23:21 | 25 Maj 2022

Share:

Buzëqeshjet janë shumë të rralla në takimet ku pozitë e opozitë mblidhen në Kuvend.

Por, të mërkurën, me këtë disponim nisën punën anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Para se të nisë debati, kryetari i kësaj trupe, Hajdar Beqa, njoftoi se deputeti Haki Abazi ka paralajmëruar dorëheqjen nga pozita e anëtarit të këtij komisioni.

Më pas, plani i punës u hodh në votim. Për angazhimin gjashtëmujor deputetët do të kompensohen me rreth gjithsej 10 mijë e 600 euro.

Mirëpo, Armend Muja i Vetëvendosjes nuk po i do këto para. Megjithatë, kryetari i komisionit tha se çështja e kompensimit të deputetëve është e rregulluar me ligj dhe rregullore të Kuvendit.

Të ngjashme