Lajme
VIDEO| Çmimi i barnave në vend nuk ka ndryshuar
Demokracia
21:38 | 05 Mars 2022

Share:

Përkundër që çmimi i transportit ndërkombëtar i ilaçeve është rritur, shtrenjtim të barnave në Kosovë nuk ka, të paktën edhe për një kohë siç thonë importuesit farmaceutikë kosovarë.

Kjo, sipas importuesit Milaim Avdullahu i cili tregon se nuk ka shtrenjtim të lëndës së parë dhe as te prodhuesit, përveç në transport.

Megjithatë i njëjti shton se barnatoret mund të luajnë me çmime, meqë ende nuk është rregulluar ana ligjore për unifikim e çmimit të barnave.

Në sektorin e barnatoreve private bëjnë me dije se nëse do të ketë rritje çmimesh, kjo mund të jetë vetëm për shkak të kostos së transportit.

Derisa, farmacisti Valon Azemi bën me dije se po e mirëpresin ligjin për rregullimin e çmimit të barnave.

Të ngjashme