Lajme
VIDEO: “Çlirimtari” i Shtimes e shkel ligjin, tymos cigare në hapësirë të mbyllur
Demokracia
20:50 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Qemajl Aliu, i vetëshpalluri “Çlirimtar” i Shtimes, nuk mërzitet fort për ligjet e Republikës së Kosovës dhe për kërcënimet e ministrit Peci.

Në një video që e ka siguruar Demokracia.com, Qemajl Aliu shihet duke pirë duhan në një hapësirë të mbyllur.

 

VIDEO: “Çlirimtari” i Shtimes e shkel ligjin, tymos cigare në hapësirë të mbyllur

Posted by Demokracia on Saturday, December 16, 2023

Kjo gjë është e ndalur me ligjet e Kosovës. Për këtë dukuri, nga Qeveria Kurti, saktësisht ministri Faton Peci kishte thënë se s’do të kishin tolerancë dhe do të dënoheshin personat që zihen duke pirë duhan në hapësira të mbyllura. Mbetet të shihet nëse ligji do të zbatohet e Aliu do të dënohet.

LIGJI PËR DUHANIN

Më 7 maj 2013 Kosova kishte miratuar ligjin që ndalonte pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

Në vitin 2023, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik është propozuar formimi i këtij këshilli.

Gjobat për ata që e shkelin Ligjin e Duhanit shkojnë deri në 3000 euro./Demokracia.com/

Të ngjashme