Sport
VIDEO | Çfarë pritje madhështore ia bënë Rashicës tifozët e Besiktasit
Demokracia
21:37 | 17 Gusht 2023

Share:

Milot Rashica është bërë lojtar i dashur për tifozët e Besiktasit ende pa debutuar me ekipin Bardhezi.

Ata i kanë bërë pritje madhështore yllit kosovar sonte para ndeshjes që po e zhvillon ekipi nga Stambolli ndaj FK Neftchi.

Vushtrriasi zbriti në fushën e blertë për t’u përshëndetur me tifozët, të cilët e pritën atë si një hero.

Rashica sonte ishte vetëm spektator, ndërsa do të jetë në dispozicion të trajnerit që nga fundjava.

Ish-futbollisti i Vitesses dhe Werder Bremenit u largua nga Norwichi, i cili i përfitoi 5 milionë euro nga shitja e tij, ndonëse pritej që lojtari ofanziv do të përfundonte në Galatasaray.

Rashica ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do t’i përfitojë 2 milionë euro në vit.

Të ngjashme