Lajme
VIDEO| Çeçenët e servilit të Putinit luftojnë kundër ukrainasve duke u thirrur në Allah
Demokracia
22:50 | 09 Prill 2022

Share:

“Lufta në rrugë”, kështu po quhet një betejë mes forcave speciale çeçene duke shkëmbyer zjarr me grupin ukrainas “Azov” në një nga lagjet e qytetit të Mariupol.

Kjo luftë në bazë të pamjeve po zhvillohet nga dritaret e banesave por edhe nga rruga, ku të ndarë në grupe prej luftëtarëve po luftojnë njëri-tjetrin.

Në videon e publikuar, ushtari çeçen dëgjohet duke thirrur “Allahu Ekber”, shkruan Demokracia.com.

https://www.youtube.com/watch?v=GlKFxjthVKo

Çeçenët e Ramzan Kadyrovit po e ndihmojnë Putinin për t’i mposhtur ukrainasit, respektivisht Batalionin “Azov” që po e mban ende nën kontroll qytetin port të Mariupolit. Beteja për këtë qytet është duke vazhduar tash e 44 ditë, që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme