Lajme
VIDEO| Burri tenton të zhytet në det por vdes në vend, gruaja dhe djali filmojnë të gjithë skenën
Demokracia
18:46 | 14 Maj 2022

Share:

Një video e tmerrshme po bën xhiro ne rrjetit, ku tregohet një burrë teksa tenton të zhytet në det duke u hedhur nga një lartësi, por përfundon i vdekur pasi përplaset me një shkëmb.

Burri kishte shkuar për pushime në bregdetin e Spanjës, ndërsa donte të provonte stilin e zhytjes në det, duke kërkuar që momenti të xhirohej. Pamjet u regjistruan nga një barkë në sipërfaqen e ujit, nga ku xhironin djali dhe gruaja e burrit fatkeq.

Turisti 31-vjeçar holandez shihet që bëhet gati të kërcejë në ujë nga të paktën 30 metra lartësi, të enjten në ishujt Malgrats.

Por veprimi i guximshëm përfundoi keq teksa burri kupton se me kërcimin e tij kalonte dot hapësirën shkëmbore para ujit dhe përplaset ashper në gurët para se të bjerë në det.

https://www.youtube.com/watch?v=VABm56wIVRk

Ulërima tmerri dëgjohen si nga burri dhe nga ata që po regjistronin, shkraun Gazeta Shqip.

“Oh Zot!” thotë bashkëshortja e burrit para se filmimi i shkurtër të ndërpritet.

Sipas raportimeve trupi i burrit që ende nuk është identifikuar, u gjet në ujë pas kërkimeve. Nuk është e qartë nëse autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Të ngjashme