Lajme
VIDEO| Burri në Prishtinë e rrezikon fëmijën, e vendos prapa në trotinet elektrik
Demokracia
19:50 | 08 Gusht 2022

Share:

Të hënën gjatë ditës një person është parë duke e ngarë një trotinet elektrik rrugëve të Prishtinës, në të cilin shihet se e ka ulur edhe një fëmijë, kështu duke ia rrezikuar atij jetën.

Një qytetar e ka xhiruar ngjarjen nga vetura dhe e ka postuar në rrjetet sociale.

Trotinetet elektrikë janë bërë një dukuri e zakonshme së fundmi në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë.

Për shumë banorë, ngasësit e trotineteve përbëjnë shqetësim për shkak se nuk ka shteg të destinuar për ta.

Të ngjashme