Lajme
VIDEO| Bujqit dalin në 3 të mëngjesit te komuna, për subvencione
Demokracia
20:54 | 25 Maj 2022

Share:

Bujqit kanë krijuar tollovi në komunën e Ferizajt, në ditën e fundit të aplikimit për subvencione. Sipas tyre, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur në komunë, por që  nuk kanë mundur të aplikojnë.

Bujqit kritikuan edhe komunën për organizim të dobët. Por komunarët thonë se arsyeja e tollovisë është se ditët e caktuara nga Ministria e Bujqësisë nuk ishin të mjaftueshme, meqë brenda tyre kishte numër të madh festash, derisa deklarojnë se kanë kërkuar nga MB të shtyhet afati i aplikimit.

Në Ministrinë e Bujqësisë, në fund të ditës u dha lajmërimi se është shtyer afati deri më 1 qershor.

Të ngjashme