Lajme
VIDEO| Britania e Madhe i dhuron Ukrainës makina zjarrfikëse
Demokracia
17:29 | 19 Mars 2022

Share:

 Një autokolonë me makina zjarrfikëse të dhuruara është nisur në një udhëtim tre-ditor me destinacion Ukrainë.

22 automjete, duke përfshirë makina zjarrfikëse dhe kamionë, janë ofruar nga shërbimet zjarrfikëse nga e gjithë Britania e Madhe.

Kjo vjen pas një ndihme të dërguar më 11 mars nga Charity Fire Aid dhe Këshilli Kombëtar i Shefave të Zjarrfikësve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mike Pitney, i cili drejton autokolonën, tha se njeh shumë njerëz në Ukrainë.

“Kam 10 vjet që shkoj në Ukrainë, kështu që kam miq dhe familje atje”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme