Lajme
VIDEO| Bjellorusia ka lëshuar një raketë në Ukrainë
Demokracia
17:50 | 27 Shkurt 2022

Share:

Raketat “Iskander” u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, thotë një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Kjo vjen pasi zyra e Presidentit Zelensky njoftoi sot se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin Bjellorusi me Ukrainën, raporton BBC.

Anton Herashchenko postoi pamjet në rrjetin social “Facebook”.

“Iskanderët u nisën kundër Ukrainës nga afërsia e Mozyr”, ka shkruar ai. “Kjo do të thotë se ata kanë sjellë vdekjen diku… kështu që ky është lloji i armëpushimit që ne kemi?”

Ukraina më herët tha se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko kishte “marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”./Demokracia.com/

Të ngjashme