Lajme
VIDEO| Biden sërish ia huq keq, e kërkon kongresmenen e vdekur gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë
Demokracia
20:06 | 28 Shtator 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri një gabim të turpshëm në një ngjarje kundër urisë të mërkurën, kur u duk se harroi vdekjen e fundit të një kongresmeneje nga Indiana dhe e thirri atë sikur të ishte një pjesëmarrëse e mundshme.

Presidenti po fliste në konferencën e Shtëpisë së Bardhë për urinë, ushqyerjen dhe shëndetin, kur thirri emrin e Jackie Walorski, një anëtare republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, që vdiq në një aksident automobilistik këtë vit.

Duke folur sikur po e kërkonte në dhomë, Bideni më pas sugjeroi se ajo mund ta kishte humbur ngjarjen.

“Jackie a je këtu, ku është Jackie… do të doja të ishe këtu”, dëgjohet duke folur Biden.

Ky është cilësuar si një moment i tmerrshëm duke pasur parasysh që Bideni dhe gruaja e tij, Jill Biden lëshuan një deklaratë ku shprehnin ngushëllimet e tyre për vdekjen e Walorskit në fillim të gushtit.

“Jill dhe unë jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e kongresmenes Jackie Walorski nga Indiana së bashku me dy anëtarë të stafit të saj në një aksident automobilistik sot në Indiana”, thuhej në deklaratën e Bidenit më 3 gusht.

Momenti ka të ngjarë të jetë “municion” për ata që thonë se Bideni nuk është në nivelin e detyrës për të kandiduar për rizgjedhje më 2024.

Sondazhet tashmë tregojnë se shumica e demokratëve do të preferonin që presidenti të largohej dhe të linte një pasardhës të kandidojë në ciklin e ardhshëm zgjedhor.

Vetëm pak ditë më parë, u shfaq një video e Bidenit ku shfaqej i hutuar dhe i humbur duke kërkuar një dalje teksa përfundoi një fjalim në një ngjarje të Kombeve të Bashkuara, në New York.

 

Të ngjashme