Lajme
VIDEO| Biden relaksohet në plazh pak ditë para samitit të NATO-s
Demokracia
20:10 | 09 Korrik 2023

Share:

Presidenti i SHBA Joe Biden u pa të shtunën në plazh pranë shtëpisë së tij në Delaware, duke shijuar diellin me gruan e tij Jill dhe mbesën e tij 22-vjeçare Finnegan.

Sipas Daily Mail, presidenti amerikan dhe familja e tij u relaksuan në shezlongë, nën syrin vigjilent të shërbimeve sekrete. Në fakt, pjesa tjetër e turistëve duket se nuk i kushtuan vëmendje rrethit presidencial dhe vazhduan të shijonin ditën me diell.

Presidenti amerikan Joe Biden është në një turne diplomatik në Evropë nga sot deri më 13 korrik, i cili do të vizitoj Britaninë, samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas Finlandën.

Turneu i udhëheqësit amerikan në tre vende synon “të demonstrojë lidershipin e presidentit në skenën botërore” në një kohë kritike të luftës në Ukrainë. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do të demonstronte lidershipin e presidentit në skenën botërore”.

Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të “forcuar lidhjet e ngushta” që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre.

Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, tha zëdhënësja e tij, sipas njoftimit për shtyp.

Për ndalesën e fundit të udhëtimit të tij, në Helsinki, Joe Biden do të shkojë në një samit midis liderëve amerikanë dhe homologëve të tyre nordikë më 13 korrik./Abcnews

Të ngjashme