Në disa komisariate të Shqipërisë është organizuar një protestë e thirrur nga “Rithemelimi” në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku brenda komisariati të Kavajës vdiq i riu, Ilvi Meta.
Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës së heshtur në Tiranë, ku edhe tentoi të ndizte një qiri në shkallët e kryeministrisë.
Por pavarësisht se Berisha është munduar gjatë për të ngjitur qiriun në shkallë, nuk ia ka arritur.
Në fund Berisha u dorëzua dhe qiriu u rrëzua në tokë. Në këtë moment ka qenë Flamur Noka i cili e ka marrë këtë qiri për ta ngjitur në shkallë. Por, si për ironi të fatit qiriu u fik.
Pas disa tentativash Flamur Noka arriti të vendoste në këmbë qiriun e Berishës.