Lajme
VIDEO | Bënte “drifta” në Pejë, gjobitet shoferi
Demokracia
16:26 | 18 Prill 2023

Share:

Policia ka njoftuar se ka gjobitur një shofer në Pejë, pasi ishte duke bërë “drift”.

Ai është gjobitur me 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse.

“Me datё 18.04.2023 rreth orёs 01:35, Njesiti i komunikacionit rrugor DRP Pejё, ka shqiptuar gjobё kundёrvajtёsit. I dyshuari ka shkaktuar kundёrvajtje i cili me veprimet e tij ka rrezikuar pjesёmarrёsit tjerё nё trafik. Pёr kёtё veprim kundёrvajtёsit iu ёshtё shiptuar tiketa, 3 muaj masё mbrojёse, 2 pikё negative dhe 150 euro gjobё”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme