Lajme
VIDEO| Banda shqiptare në Greqi groposte drogën, e transportonte me motoçikleta
Demokracia
23:16 | 03 Shtator 2022

Share:

Një bandë me Shqiptarë në Mikonos, Greqi që merrej me trafik droge është shkatërruar nga policia.

3 shtetas shqiptarë u arrestuan dhe një sasi droge u sekuestrua. Banda trafikonte kokainë, kanabis, metamfetaminë kristal dhe lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.

Policia greke njoftoi për një 27-vjeçar që ishte kreu i bandës dhe furnizonte me drogë, ndërsa një 25 dhe 32-vjeçar kujdeseshin për ruajtjen e saj në hambarë, tuba, ulluqe, thasë ushqimi dhe e groposnin në tokë. Më pas e transportonin me motoçikleta.

Ata e çonin lëndën narkotike në qendra argëtimi, bare apo hotele. Që nga hetimi paraprak janë certifikuar tashmë 40 raste të furnizimit me drogë, thuhej në njoftimin e policisë.

Të ngjashme