Lajme
VIDEO| Autobusi me nxënës aksidentohet me kamionin në magjistralen Prishtinë-Pejë
Demokracia
16:56 | 13 Maj 2023

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në magjistralen Prishtinë-Pejë mes një autobusi me nxënës dhe një kamioni.

Autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva i cili po transportonte nxënës nga kjo komunë, të cilët ishin në një ekskursion në Shqipëri.

Nga kompania në fjalë i kanë konfirmuar telegrafit se një autobus, nga gjithsejtë tre sa ishin duke bartur nxënësit që ishin në ekskursion, është aksidentuar me një kamion.

Sipas kësaj kompanie asnjë nga nxënësit që ndodheshin në autobusë nuk kanë pësuar lëndime trupore.

VIDEO:

Të ngjashme