Kuriozitete
VIDEO| Ariu “befason” një burrë që ishte duke u relaksuar në shtëpi 
Demokracia
15:17 | 17 Prill 2023

Share:

Arinjtë mund të shihen në malet “Blue Ridge” të Karolinës së Veriut, por njëri nga ta zbriti nga atje dhe i shkoi “për vizitë” në shtëpi një burri në Asheville.

David Oppenheimer ishte duke pushuar jashtë kur dëgjoi një tingull alarmi nga detektori i tij i lëvizjes.

“Unë shikova pas meje dhe nuk pashë asgjë,” tha Oppenheimer për CNN, “Por rreth një minutë më vonë, ariu erdhi dhe ishte praktikisht para meje”.

Videoja e ziles së derës tregon momentin e saktë kur Oppenheimer dhe ariu bëjnë kontakt me sy, të dy duken njëlloj si të befasuar nga tjetri.

Gjersa po relaksohej në shezllon, Oppenheimer kapi një jastëk ndërsa trupi i tij ngriu derisa ariu iku disa sekonda më vonë.

Ariu, i cili Oppenheimer beson se është relativisht i ri, u tërhoq shpejt, duke bërë një tingull të vogël përpara se të largohej.

“Arinjtë këtu janë shumë paqësorë”, tha Oppenheimer për CNN. “Kjo thjesht më zuri në befasi”, transmeton Klankosova.tv

https://www.youtube.com/watch?v=wpXL3dSFm_o

Të ngjashme