Kur flitej për Zajednicën në Kosovë, Albin Kurti ishte i pakufishëm në ashpërsinë e tij për të kundërshtuar çdo politikan eventual që mund ta thoshte qoftë një fjalë të vetme e pozitive për Marrëveshjen e Brukselit. Akuzat nuk i mungonin dhe ishin të shumta e shpeshherë të papërballueshme për kundërshtarin politik, sepse cenonin rëndë integritetin e tij kombëtar.
E tillë është edhe një deklaratë e Albin Kurtit si opozitar në verën e vitit 2015. Çdokush që do ta pranonte Zajednicën, për Albin Kurtin dhe partinë e tij, Vetëvendosjen, ishte: serbofil.
Kjo ishte një akuzë e rëndë, sidomos kur dihet mirëfilli konteksti historik i marrëdhënieve shqiptaro – serbe.
“Zajednica është e keqja më e madhe e Kosovës së pasluftës. Fillimisht e decentralizuan Kosovën në baza etnike, e tash po e centralizojnë mbi baza serbe. Zajednicën nuk mund ta pranojë dikush i cili nuk është serbofil. Vetëm nga pozita e një serbofilie mund ta pranosh Zajednicën dhe kjo po na ndodh tash. Kushdo që e argumenton pozitivisht Zajednicën është serbofil”, deklaronte me ashpërsi opozitari Kurti, e tani kryeministër aktual i Kosovës.
Ky konstatim i Kurtit i ishte dukur i rëndë edhe gazetarit, i cili kishte ndërhyrë në bisedë. “Pak e rëndë kjo. Ka edhe njerëz të tjerë që… Është tradhtar pra, thoni që është serbofil kushdo që mund të sheh elemente positive në krijimin e Asociacionit”.
Por, Kurti sërish këmbëngul në idenë e tij: “Zajednica është Zajednicë e Serbisë për sebët sipas pikëpamjes së Serbisë, prandaj, edhe mbështetja e Zajednicës është serbofili”.
LEXO EDHE;