Lajme
VIDEO| Aksion i policisë në pikën kufitare në Qafë Morinë, momenti kur transportohen të arrestuarit
Demokracia
08:34 | 14 Mars 2022

Share:

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një operacion në pikën kufitare në Qafë Morinë.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate nga IPK, operacionit i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, përcjell Demokracia.com.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera.

Lidhur me rastin, Ballkani.info ka siguruar një video ekskluzive, duke u transportuar të arrestuarit.

Pamjet mund t’i ndiqni më poshtë./Demokracia.com/

Të ngjashme