Lajme
VIDEO| Aksident i rëndë afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, vdes një çiklist
Demokracia
22:11 | 06 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme në Prishtinë, afër Stacionit të Autobusëve, tek rrethrrotullimi, ku një veturë ka goditur një çiklist.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Sot rreth orës 20:40  kemi pranuar informatën se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor./Demokracia.com/

Të ngjashme