Lajme
VIDEO| AKP pret “mysafirë” nga Serbia, vetura me targa të Beogradit qëndron e parkuar në oborr
Demokracia
17:20 | 25 Maj 2022

Share:

Drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë pasur sot mysafirë nga Beogradi.

Një veturë Dacia me targa të Beogradit është parë në zyrat e AKP-së, derisa targat i kishte të mbuluara me ‘stickers’. Mësohet se personat që kanë ardhur me këtë veturë  janë takuar me Bordin e AKP-së.

Demokracia.com ka siguruar fotografi dhe video nga oborri i AKP-së ku vetura me targa të kryeqytetit serb, e ka të vendosur “stickersin” me të cilin e ka mbuluar flamurin serb.

Më 30 shtator të vitit të shkuar me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme të targave. Pas skadimit të saj palët ndonëse nuk arritën marrëveshje të përhershme të targave, e vazhduan marrëveshjen e 30 shtatorit.

Marrëveshja e përkohshme pasoi vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës që vendosi masën e reciprocitetit për çështjen e targave serbe.

Me këtë masë çdo automjet i Serbisë që hynte në territorin e Kosovës duhet të merrte targa provuese.

Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Edhe qytetarët e Kosovës të cilët kishin targa RKS përgjatë 10 viteve të shkuara kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë.

Masa e reciprocitetit e vendosur nga Qeveria e Kosovës për targat nxiti protesta dhe bllokada të rrugëve nga serbët e veriut, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak./ Demokracia.com/

Të ngjashme