Lajme
VIDEO| Abelard Tahiri e falënderon “LIVE” Glauk Konjufcën, thotë se u tregua korrekt
Demokracia
15:00 | 05 Maj 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se pushteti dhe opozita kanë rënë dakord për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike.

Tahiri përmes një konference për media ka thënë se do të formohet komisioni që e ka kërkuar opozita dhe ai që e ka kërkuar pushteti, raporton Demokracia.com.

Tutje, Tahiri e ka falënderuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, për të cilin thotë se u tregua korrekt.

“Pas një beteje, kogja të gjatë ne opozitë dhe pozitë jemi dakorduar tashmë për themelimin e të dyja komisioneve hetimore, atë që e ka kërkuar opozita dhe atë që e ka kërkuar pushteti…Njëkohësisht dua ta falenderoj kryetarin e Kuvendit, për korrektsinë e tij që e ka treguar në këtë periudhë”, ka thënë ai, raporton Demokracia.com.

Seanca ku pritet të votohen këto komisione, do të fillojë rreth orës 15:00.

Para pauzës, në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje te ashpra mes pushtetit dhe opozitës pikërisht për këtë çështje./Demokracia.com/

 

Të ngjashme