Lajme
VIDEO| Abazoviq nga Ulqini flet shqip: Qeveria e Malit të Zi do të formohet brenda 15 ditësh
Demokracia
14:29 | 27 Mars 2022

Share:

Mandatari për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka folur për formimin e qeverisë së Malit të Zi, deri sa ishte duke marrë pjesë në zgjedhjet në Ulqin.

Abazoviq foli nga Ulqini duke besuar se Lëvizja Qytetarë do t’i fitoj zgjedhjet e sotme, shkruan Demokracia.com.

Ai foli më tej edhe për formimin e Qeverisë së Malit të Zi duke thënë se Mali i Zi  do ta ketë qeverinë brenda 10 deri në 15 ditë.

“Patjetër, fitorja jonë nuk vihet në pyetje. Kjo ka qenë fushata më e bukur në të cilën kam participuar vet. Shoh një vibracion të mirë në qytet. Mendoj se Ulqini e meriton një fillim të ri pas 30 viteve diskriminimi, 30 vjet egoizmi dhe primitivizmi më Administratën lokale. Kërkohet njerëz të rinj, energji e re që munden me sjell diçka ndryshe. Jam i gëzuar. Ne s’kemi pasur asnjë fjalë të rëndë për askënd. Jemi të hapur për bashkëpunim. Sonte do të festojmë dhe nesër duhet t’i përveshim mëngët dhe të punojmë. Unë mendoj të kundërtën. Qëllimisht niset nga Ulqini si një mesazh se kemi përkrahje. Nuk ka fare problem për themelimin e qeverisë. Mendoj se kjo çka ka ndodh se arsyeja se pse nuk është kryer puna mendoj se partitë kanë bërë nga pak kalkulime për zgjedhjet lokale. Por, nuk ua shoh për të madhe, ndodh çdo kund. Mendoj se duhet shumë shpejtë me pas edhe qeverinë e Malit të Zi. Nuk ka m qejf me dhënë data mirëpo shumë shpejt brenda 10 -15 ditë do të zgjidhet ”, tha Abazoviq.

Kujtojmë se në Komunën e Ulqinit, në Malin e Zi, sot do të mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë pesë lista zgjedhore.

Partitë politike shqiptare garojnë të ndara në tri lista zgjedhore, kurse për herë të parë formohet një koalicion parazgjedhor nga dy partitë politike shqiptare dhe nga tri parti qytetare, në mesin e të cilëve është edhe Lëvizja Qytetare “URA” e mandatarit për qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq./Demokracia.com/

Të ngjashme