Lajme
VIDEO| 340 masa brenda javës, policia “fundos” shoferët “e pabindur”
Demokracia
13:07 | 26 Korrik 2022

Share:

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka vijuar me kontrollet nëpër rrugë, për të gjobitur shoferët e pabindur.

Përmes një njoftimi thuhet se janë ndërmarrë 340 masa ndaj tyre brenda një jave, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore në Gjirokastër, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Burime zyrtare bënë me dije se është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe janë vendosur 340 masa administrative.

“Janë vendosur 340 masa administrative, konkretisht:

201 masa për parakalime të gabuara;

42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

52 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe

44 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme