Kuriozitete
VIDEO| 12-vjeçari shtie me armë dhe i kërkon punonjëses së dyqanit që t’ia mbushë çantën me para
Demokracia
17:21 | 05 Qershor 2022

Share:

Një djalë i ri është kapur nga kamerat e sigurisë brenda një dyqani në pompën e derivateve në Michigan, duke kryer plaçkitje nën kërcënimin e armës.

Pamjet shfaqin 12-vjeçarit duke pritur në radhë i qetë për kinse paguar gjërat e “blera” në Hartford, ku vazhdimisht mbante duart brenda çantës, transmeton Telegrafi.

Sapo i erdhi radha, nxori revolen dhe ia drejtoi punonjëses të cilën e urdhëroi që paratë që i ka në kasafortë t’ia fut në çantë.

Ajo fillimisht mendoi se i riu po tallej me të, por ai pa hezituar shtie me revole në ajër si paralajmërim që nëse nuk i bindet urdhrave të tij mund ta pësojë me jetë.

Natyrisht ajo i zbaton më pas në përpikëri, dhe pasi ia jep i kërkon të largohet nga lokali. Megjithatë ai nuk arriti të largohet shumë nga lokali, pasi përfundoi në prangat e policisë.

Të ngjashme